Elmedina Ballazhi: Azem Kurtaj nuk është kriminel, nuk është si ata, ai ka gjak shqiptari!

Ushtari i FSK-së, Azem Kurtaj është dërguar nga paraburgimi në arrest shtëpiak

Gjykata Themelore në Ferizaj ka vendosur që t’ia zëvendësojë masën e sigurisë ushtarit të FSK-së, Azem Kurtaj, i cili dyshohet se plagosi dy të rinj serbë.

Ai është dërguar nga paraburgimi në arrest shtëpiak.

Kjo ka qenë kërkesa e mbrojtjes në seancën gjyqësore të mbajtur sot, ku iakuzuari, Azem Kurtaj, para trupit gjykues është deklaruar i pafajshëm.

“Zotëri gjyqtar jam i pafajshëm në këtë rast”, ka thënë shkurt Kurtaj.

Ndërkaq, prokurori Fatos Ajvazi ka lexuar aktakuzën kundër të pandehurit Azem Kurtaj.

Sipas aktakuzës, i pandehuri me dashje, me përdorim të armës, ka shkaktuar rrezik të madh për jetën dhe trupin e njerëzve, në atë mënyrë që përderisa ka qenë duke drejtuar veturën e tij në drejtim të Brezovicës, me të arritur në fshatin Gotovushë, ka hasur në një grup të qytetarëve të cilin e kishin penguar, ia kishin pamundësuar lëvizjen e lirë të automjetit derisa të rinjtë e komunitetit serb ishin duke festuar.

“Fillimisht i bie borisë me qëllim që t’ia lirojnë rrugën, e më pas përmes dritares së automjetit të tij, shtien një herë në ajër me revole si dhe një herë tjetër në drejtim të ulët në tokë, me ç’rast predha godet asfaltin dhe një pjesë e predhës godet të dëmtuarin S.S në pjesën e sipërme të krahut, ndërsa pjesa tjetër e predhës godet të dëmtuarin tjetër M.S në shpinën e shuplakës së dorës së majtë, të cilët si pasojë e goditjeve pësojnë lëndime trupore e, të cilat lëndime bazuar në mendimin dhe konstatimin e ekspertit mjeko-ligjor të datës 24.01.2023, bëjnë pjesë në dëmtime të lehta trupore dhe me pasoja të përkohshme për shëndetin” ,ka thënë mes te tjerash prokurori Ajvazi.

Sipas tij me këtë rast Kurtaj ka kryer veprën penale “Shkaktim i Rrezikut të përgjithshëm”, nga neni 356 paragrafi 1 i KPRK-së”.

“I pandehuri ka vepruar në kundërshtim me ligjin e aplikueshëm lidhur me armët në Kosovë dhe ka përdorur revolen e llojit “Mossberg” të modelit MC2C dhe kalibrit 9×19 mm, të cilën e ka poseduar me leje dhe autorizim.

Kujtim Kërveshi, avokati mbrojtës i të pandehurit Azem Kurtaj, ka kërkuar që Kurtaj të lirohet nga masa e paraburgimit ose të shqiptohet ndonjë masë tjetër lehtësuese.

Në anën tjetër pala mbrojtëse e të dëmtuarve e ka kundërshtuar një gjë të tillë.

Kontrolloni gjithashtu

Arrestohet një i dyshuar për dhënie ryshfeti

Më 8 nëntor 2024, zyrtarët e Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor në Gjakovë,  gjatë një …