Përfundoi mbledhja e KPF-së në Rahovec e treta për këtë vit

Udhëhequr nga Kryesuesi Defrim Kafexhiu, është mbajtur mbledhja e tretë e Komitetit për Politikë dhe Financa në komunën e Rahovecit për vitin 2023. Të pranishëm në mbledhje përveç anëtarëve të komitetit, si zakonisht ishte edhe Nënkryetari Fatmir Iska dhe drejtorët e drejtorive komunale. Mbledhja ishte cilësore dhe efikase, ku për mbledhjen e rregullt të Kuvendit u proceduan këto pika:

1• Shqyrtimi i propozimvendimit për faljen e borxheve të papaguara për taksat në aktivitete (afariste), nga data 1.1.2000– 31.1.2017;

2• Shqyrtimi i propozimvendimit për shfuqizimin e vendimit 01 Nr.149/2006, i datës 14.7.2006;

3• Shqyrtimi i propozimvendimit për shpalljen me interes të përgjithshëm publik  P-71510057-05539-0 zona kadastrale Rahovec;

4• Shqyrtimi i propozimvendimit për dhënien e pëlqimit për këmbimin e pronës publike me pronën e Institucionit Qëndror – zona kadastrale Rahovec.

5• Shqyrtimi i propozimvendimit për riparcelizim të parcelave në zonën kadastrale Rahovec;

6• Shqyrtimi i Draft Rregullores për Menaxhimin e Mbeturinave në territorin e Komunës së Rahovecit;

7• Informatë mbi listën e pronave komunale dhe menaxhimi i tyre;

8• Informatë për mirëmbajtjen e rrugëve gjatë sezonës dimërore;

Propozimi i Nënkryetarit Fatmir Iska si pikë shtesë, ishte ky:

– Shqyrtimi i propozimvendimit për themelimin e Ansamblit Komunal të Këngëve dhe Valleve në Rahovec;

– Si zakonisht edhe për këtë mbledhje, nga Sekretaria e Kuvendit do të përgatitet procesverbal dhe i njëjti do të publikohet në këtë vegëz në web-faqen zyrtare të komunës:

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …