leoni

Mbahet mbledhja e KKSB-së në Rahovec, e dyta për këtë vit

Mbahet mbledhja e Këshillit komunal për Siguri në Bashkësi, e dyta për këtë vit. Kryesuesi i mbledhje, Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, theksoi se situata e përgjithshme në Komunën e Rahovecit në bazë të argumenteve dhe burimeve që i posedojmë është stabile, e qetë dhe pa ndonjë ndryshim të theksuar nga takimi i fundit i mbledhjes së KKSB-së.

Në këtë mbledhje u diskutua rreth çështjeve:

  • Për lirimin e trotuareve;

  • Raportimin e shkeljeve ligjore;

  • Për punishtet në terren;

  • Siguria në trafik;

  • Qentë endacak;

  • Ndërtimet pa leje;

  • Mbrojtjen e lumenjve që rrjedhin – ndalimi i hedhjes së mbeturinave;

  • Përpjekja intensive për ushqim më cilësor me siguri me të lartë (Siguria dhe kontrolli i produkteve ushqimore)

▪ Komandanti i stacionit policor në Rahovec, z. Fazli Morina, si zakonisht foli rreth situatës së sigurisë në komunën e Rahovecit me statistika si në vijim: Kanë ndodhur 102 vepra penale, 17 incidente jo penale, 4 lëndime të lehta, vjedhje 5 raste, 8 raste të dhunës në familje, 2 raste të narkotikëve, konfiskim të armëve 12 raste, 7 raste urdhër kontrolli, Janë arrestuar për mbajtje 48 orë 16 persona, raste të huliganizmit 2 raste, të dëmtimit të pasurisë 7 sosh (në palestër). Sa i përket sigurisë në komunikacion rrugor; Janë dhënë 1431 gjoba në komunikacion rrugor. Rreth sigurisë në shkolla, janë bërë 142 vizita. Prej shkollave janë raportuar 5 raste (sulm, asgjësim i pasurisë, lendim i lehtë trupor).

Në fund të mbledhjes, kryetari Latifi falënderoi të gjithë anëtarët për kontributin, angazhimin dhe punën e bërë. Atyre që do ta agjërojnë muajin e Ramazanit, urime dhe agjërim të lehtë.

Kontrolloni gjithashtu

Homazhe në nderim të heroit të kombit Salih Çekaj në Deçan dhe heroit Shefqet Mustafaj në Gllogjan

Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj përmes një postimi në facebook, ka njoftuar …