Bletarët vitias mbajtën trajnim rreth përgatitjes së bletëve për pranverë

Shoqata e bletarëve “Bleta e Vitisë” në bashkëpunim me Drejtorinë e Bujqësisë të komunës së Vitisë, ka mbajtur një trajnim për bletarë, me temë “Zhvillimi pranverorë i bletëve, trajtimet pranverore dhe përgatitja për kullosë”. Drejtori i bujqësisë, Naim Pira, ka përgëzuar bletarët vitias për punën që janë duke e bërë, duke theksuar se Drejtoria e Bujqësisë ka ndarë një fond të veçantë në përkrahje të tyre dhe është planifikuar që këtë vit të furnizohen me pajisje 50 bletarë. Në anën tjetër kryetari i kësaj shoqate Nijazi Ramadani, tha se me këtë trajnim synojmë që ti informojmë bletarët sidomos ata të cilët janë të rinjë në këtë veprimtari, rreth përgatitjes pranverore, sëmundjeve të bletëve, parandalimin, identifikimin dhe trajtimin e tyre. Pjesëmarrës në këtë trajnim ishin 33 bletarë vitias.

Mund të jetë një imazh i 12 persona, njerëz të ulur dhe ambiente të brendshme

Kontrolloni gjithashtu

Për shkak të punimeve me 22 dhe 23 prill bllokohen rrugët “Xhevat Kasapi” dhe “Muharrem Dina”

Komuna e Rahovecit përmes një postimi në faqen zyrtare të saj në facebook, njofton qytetarët …