Institucionet komunale dhe ajo policore në bashkëveprim për parandalimin e rreziqeve në trafik

Është mbajtur një takim organizuar nga Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë në komunën e Vitisë, si  dhe Drejtoria e Inspeksionit, me përfaqësues të policisë-Njësia rajonale e trafikut. Ky takim kishte për qëllim vazhdimin e bashkëpunimit ndër institucional, në  parandalimin e rreziqeve që vijnë në trafik, kryesisht  parandalimin e aksidenteve të komunikacionit, kur kihet parasysh se numri i aksidenteve kohët e fundit ka shënuar rritje në nivel vendi. Gjithashtu, u diskutua edhe për përmirësimin e gjendjes së rrugëve, vendosjen e shenjave te komunikacionit, inspektimi e taksive etj. Pjesë e këtij takimi ishte edhe kapitene Sanie Kçiku, e Valon Osmani nga Policia rajonale në Gjilan, komandanti i Stacionit policor në Viti Afrim Halili, si dhe drejtori i Shërbimeve Publike dhe Emergjencë Basri Aliu dhe ai i Inspekcionit Adnan Imeri. Pjesëmarrësit e këtij takimi të progresit, u dakorduan që të vazhdohet me takime të përbashkëta edhe në të ardhmen, në mënyrë që të jenë në koordinim sa më të mirë dhe të jenë sa më efektiv në terren.

Kontrolloni gjithashtu

Nënkolonel Besnik Fana, shpallet “Qytetar Nderi” i Deçanit

Nën kujdesin e kryetarit të Komunës, z. Bashkim Ramosaj, dhë nënkryetarit, z. Sami Cacaj, u …