Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani ka shprehur kritika ndaj mënyrës sesi është zhvilluar mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane. Ajo ka thënë se është dashur të ketë përballje pro dhe kundër e jo vetëm raportimi i Mehës të ishte në rend të ditës. “Është dashur të jenë të pranishëm edhe profesorë përballë komisionit shtetëror dhe ata të ballafaqohen në mënyrë që të kemi një pasqyrë të qartë”, ka thënë Osmani. Deputetja e LDK-së ka shtuar se ende nuk dihet se çfarë marrëveshje për demarkacionin do të nënshkruhet. “Janë bërë kaq muaj prej 25 gushtit prej kur është nënshkruar marrëveshja për demarkacionin dhe ne si deputetë ende nuk e dimë se çka do të votojmë në Kuvend. Prandaj ne nuk duhet të jemi sërish para aktit të kryer në ditën kur në Kuvend të vijë për miratim kjo marrëveshje”, ka thënë deputetja, Vjosa Osmani.
Kontrolloni gjithashtu
Gjykata Supreme e Kosovës publikon udhëzuesin për matjen e dënimeve, me mbështetjen e Ambasadës Amerikane
Gjykata Supreme e Kosovës ka publikuar udhëzuesin për matjen e dënimeve, një hap i rëndësishëm …