Pas aksionit të sotëm të Policisë së Kosovës në hotel ‘Victory, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka përshëndetur veprimin e organeve të rendit. Në një postim të afishuar në profilin e tij në Facebook, ai ka thënë se prona është e shenjtë dhe ligji vepron njësoj për të gjithë qytetarët e Republikës. “E përshëndes veprimin e organeve të rendit dhe ligjit për lirimin e pronave të uzurpuara. Më vjen mirë që kërkesa ime publike për zbardhjen dhe vënien para përgjegjësisë të uzurpatorëve të pronave është duke u bërë realitet. Në Kosovë prona është e shenjtë, ligji vepron njësoj për të gjithë dhe qytetarët meritojnë të jetojnë në prosperitet dhe dinjitet”, thuhet në shkrimin e kryekuvendarit, Kadri Veseli.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …