Emisari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, një ditë para takimit në Ohër sot bisedon me tre krerët e shtetit të Kosovës, Albin Kurti, Glauk Konjufca dhe Vjosa Osmani. Emisari, Gabriel Escobar, mbrëmë mbajti një takim me liderët e partive opozitare, në rezidencën e ambasadorit amerikan, Jeffrey Hovenier. Të pranishëm ishin: Memli Krasniqi nga PDK-ja, Lumir Abdixhiku nga LDK-ja, dhe Ardian Gjini nga AAK-ja, i cili e zëvendësoi kryetarin Ramush Haradinaj pasi ai ndodhet jashtë shtetit. Pas takimit, asnjë nga përfaqësuesit e partive opozitare nuk ka folur për mediet. Biseda u zhvillua në prag të takimit në Ohër mes kryeministrit, Albin Kurti dhe kryetarit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ku pritet të diskutohet për planin e zbatimit të marrëveshjes së propozimit evropian.
Kontrolloni gjithashtu
Gjykata Supreme e Kosovës publikon udhëzuesin për matjen e dënimeve, me mbështetjen e Ambasadës Amerikane
Gjykata Supreme e Kosovës ka publikuar udhëzuesin për matjen e dënimeve, një hap i rëndësishëm …