Anatoly Antonov: I bëjmë thirrje Uashingtonit të ndalë veprimet provokative që mund të çojnë në pasojat më serioze

Anatoly Antonov: Çdo sulm i qëllimshëm ndaj një avioni rus në hapësirën ajrore ndërkombëtare do të ishte një shpallje e hapur lufte

Ambasadori i Rusisë në SHBA, Anatoly Antonov paralajmëroi se çdo sulm i qëllimshëm ndaj një avioni rus në hapësirën ajrore ndërkombëtare do të ishte një shpallje e hapur lufte, raporton Anadolu. Sulmi i qëllimshëm ndaj një avioni rus në hapësirën ajrore neutrale nuk është vetëm një krim sipas ligjit ndërkombëtar, por shpallje e hapur lufte kundër fuqisë më të madhe bërthamore”, tha Antonov në një deklaratë të lëshuar nga Ambasada Ruse në Amerikë. Ai u shpreh se një konflikt i mundshëm i armatosur midis Rusisë dhe Amerikës do të ishte “radikalisht i ndryshëm” nga lufta në Ukrainë. Ne nuk kërkojmë një konflikt me fuqi bërthamore. Ne vazhdojmë të mbajmë kontakte, përfshirë edhe Ministrinë e Mbrojtjes, për të parandaluar incidente të paqëllimshme. Do të doja që politikanët amerikanë të kishin të njëjtin qëndrim ndaj marrëdhënieve me Rusinë”, tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …