Ish-këshilltari i Thaçit, Dukagjin Gorani bëhet anëtar i VV-së

Ish-këshilltari i Thaçit, Dukagjin Gorani bëhet anëtar i VV-së

Ish-këshilltari i vjetër i Hashim Thaçit, Dukagjin Gorani është bërë pjesë e Vetëvendosjes. Ai do ta bëjë paraqitjen e tij të parë si anëtari më i ri i Vetëvendosjes në një nga emisionet që transmetohen në televizionin e familjes Surroi – KTV. Gorani ka shërbyer për shumë kohë si një nga këshilltarët kryesor të ish-kryeministrit, Hashim Thaçi. Ai madje ka qenë pjesë e negociatave të Brukselit, prej të cilave doli Marrëveshja për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, e cila sot kundërshtohet fuqishëm nga Vetëvendosje. Gorani, i cili në opinion njihet edhe si analist politik, më parë kishte mohuar përfshirjen e tij në Vetëvendosje duke shprehur rezervat e tij ndaj veprimeve të këtij subjekti. Madje, ai kishte paralajmëruar një subjekt të ri politik, për të cilin thoshte se do të angazhojë njerëz të rinj. Mbetet të shihet në të ardhmen nëse ky transfer që i ngjason botës komerciale të sportit, do të ndjekë rrugën e Ilir Dedës, i cili sapo ishte fuqizuar nga Vetëvendosje  kishte braktisur menjëherë këtë subjekt.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …