Shefi i BE-së, Josep Borell, ka dhënë disa detaje për takimin në Ohër që pritet të mbahet sot në mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe kryetarit ë Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Në një konferencë për media të mbajtur dje pas takimit me presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevan Pendarovski, Borrell ka thënë se ky takim është i rëndësishëm dhe mundësi që nuk duhet humbur. Ai gjithashtu ka deklaruar se Kosova dhe Serbia tashmë kanë ofruar komentet e tyre për aneksin e implementimit të Propozimit evropian, për përmbajtjen e së cilës kryeministri Kurti dhe presidenti Vuçiq u pajtuan më 27 shkurt në Bruksel. Dua të bëj një lloj përkujtimi të asaj se ku jemi dhe ku duam të jemi. Para tri javësh në Bruksel, Kurti dhe Vuçiq u darkoduan mbi propozimin e BE-së. Ata janë pajtuar që ky propozim do të jetë rruga drejt normalizimit të marrëdhënieve mes tyre. Janë pajtuar se do të takohen së shpejti për të finalizuar ankesin e zbatimit”, është shprehur Borrell.
Kontrolloni gjithashtu
“KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton Peci
Kooperativa Bujqësore “KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton …