Komiteti për shëndetësi u njoftua për gjendjen e shëndetësisë në Malishevë

Komiteti për Shëndetësi, Mirëqenie Sociale dhe Persona me Aftësi të Kufizuara, organ i Kuvendit të Komunës së Malishevës, sot është takuar me drejtorin e Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Hajdin Berisha, me qëllim të informimit për rrjedhat aktuale në shëndetësi, në territorin e Komunës së Malishevës. Drejtori i DSHMS, Hajdin Berisha i ka njoftuar anëtarët e këtij komiteti për rrjedhat e përgjithshme në shëndetësinë në Komunën e Malishevës, duke filluar me ofrimin e shërbimeve shëndetësore në QKMF dhe punktet tjera shëndetësore, pastaj menaxhimin e situatës me Covid-19, pasi vendi ynë ende zyrtarisht në situatë emergjente shëndetësore, si dhe me përgatitjet për menaxhimin e Etheve Hemorragjike Krime Kongo (EHKK) dhe përgatitjet për dezinsektimin selektiv të zonave endemike. Drejtori Berisha, gjithashtu i ka njoftuar anëtarët e komitetit, edhe për rritjen e numrit të stafit shëndetësorë, që pritet shpejtë të realizohet, për mjek dhe infermier. Anëtarët e Komitetit për Shëndetësi, Mirëqenie Sociale dhe Persona me Aftësi të Kufizuara, i kanë dhënë gjithashtu mendimet dhe idetë e tyre për zhvillimin e shëndetësisë në Komunën e Malishevës, me qëllimin e vetëm, për ofrimin e shërbimeve sa më të mira për qytetarët,  përfshi edhe rritjen e shërbimeve shëndetësore, pasi Malisheva, ndonëse është në qendër të vendit, është komuna që më së largu i ka qendrat spitalore.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …