Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka akuzuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, për faktin se shqiptarët e Kosovës Lindore nuk janë përmendur fare në aneksin e marrëveshjes në mes Kosovës dhe Serbisë. Arifi ka konsideruar veprimet e kreut të Qeverisë së Kosovës si një tradhti politike ndaj anëtarëve dhe votuesve të Vetëvendosjes dhe tradhti kombëtare ndaj shqiptarëve të tri komunave të Kosovës Lindore. Premtimet që i ka bërë Albin Kurti gjatë 15 viteve të fundit, 80 për qind prej tyre nuk janë realizuar. Prandaj është një tradhti politike ndaj anëtarëve dhe votuesve të Lëvizjes kurse tradhti kombëtare për neve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, sepse ka folur me vite, në pozitë edhe në opozitë. Ka folur me vite e kur e mori pushtetin neve na ka përçarë, duke keqmenaxhuar mjetet nga buxheti i Kosovës, që ka ndarë për tri komunat tona.
Kontrolloni gjithashtu
Hykmete Bajrami: Buxheti i 2025-ës është anti-Kushtetues
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka konstatuar se buxheti për …