Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është shprehur se në propozimin e bërë për Planin Evropian më 18 gusht të vitit të kaluar, ka thënë se do të ketë konsideratë për të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani në mes Kosovës e Serbisë, përfshirë Asociacionin. Kurti tha se një gjë e tillë është dakorduar edhe në takimin e 27 shkurtit, përkatësisht në nenin 10 të marrëveshjes ku thuhet se duhet zbatuar të gjitha marrëveshjet e arritura deri sot. “Por, s’jam për që nga 39 marrëveshje, të vendoset njëra në krye sepse ato marrëveshje s’kanë hierarki vlerash e as hierarki logjike. Nuk i përjashtoj asnjërën prej tyre, por konsideroj se nuk është e drejt të imponohet një marrëveshje e vetme si më e rëndësishmja, është shprehur Kurti në AlsatM.
Kontrolloni gjithashtu
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …