Petrit Dibrani

Petrit Dibrani: Demagogji qesharake e Albin Kurtit

Dy deklaratat e Albinit, para takimit në Ohër.

Për mua këto dy deklarata Albin, shpërfaqin një „Demagogji qesharake të ripërsëritshme“!

Vetëm ata ‚analfabetët’ e tu; që ju personalisht keni deklaru se janë mbi 45%, munden me ju besu, deklaratave tuaja krejtësisht të kundërta me atë se ç’farë ju personalisht, për më shumë se 20 vjet keni deklaru dhe vepru.

E përsëritët ju Albin, para nisjes dhe pas mbërritjes në Ohër.

Citoj:

E përsëris se do të jem i përkushtuar, konstruktiv dhe kreativ dhe se do të shkoj me vullnet, qëllim dhe besim të mirë.

Mbaron citati.

Vargjet e juaja për ‚kapitullimin e Serbisë në Kumanovë dhe s‘mund të kapitulloj Serbia përsëri në Ohër, ishin ‚Demagogji qesharake“.

Sepse; ishit ju personalisht Albin Kurti që ishit kundër „Marrëveshjes në Rambuje“, të arritur më 18 mars 1999 ku si pasoj, për fatin tonë të mirë të kësaj marrëveshje, u nënshkrua marrëveshja e Kumanovës, ku edhe intervenoi NATO, u çlirua Kosova, shpëtoi nga krimet dhe masakrat çnjerëzore të shkaktuara mbi popullin shiptar të pambrojtur nga regjimi serb, i udhëhequr nga krimineli Sllobodan Millosheviq, dhe kjo marrëveshje apo kapitullim i Serbisë si thoni ju Albin, nuk u arrit 9 korrik 1999, mirëpo….

Marrëveshja e Kumanovës, ndërmjet NATOS dhe RFJ-së, u nënshkrua më 9 qershor 1999 dhe hyri në fuqi më 11 qershor 1999.  Këtë marrëveshje e nënshkruan General Sir Michael David Jackson, komandanti i parë i KFOR-it në Kosovë, dhe ish-shefi i Shtabit të Armatës së Serbisë, gjenerali Nebojsha Pavkoviq, i akuzuari i Hagës për krime lufte dhe gjenocid. Mos harro Albin, nuk jemi të gjithë ‚analfabet‘ dhe sigurisht, nuk mashtrohemi dhe vrapojmë të gjithë, pas teje sikur delet.

Kontrolloni gjithashtu

BDI dënon vendimet e fundit të Moskës zyrtare për aneksimin e territoreve të Donbasit dhe Luhanskut nga Ukraina

BDI: Qeveria me eksponentë putinistë që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, ka bllokuar marrëveshjet e mëhershme

Bashkimi Demokratik për Integrim, nënvizoi  rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë midis institucioneve të Republikës së …