Sot rreth orës 17.00, në Ohër të Maqedonisë së Veriut ka përfunduar takimi në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe kryetarit të Serbisë Aleksander Vuçiq. Fillimisht në Ohër janë mbajtur takimet e ndara të ndërmjetësuesve me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe kryetarin e Serbisë, Vuçiq. Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, dhe i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, pas bisedimeve me Albin Kurtin u takuan me kryetarin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Sipas raportimeve dhe analizave të shumta të atyre që po i përcjellin këto zhvillime duket se as sot nuk do të ketë nënshkrime, pasi këtë e ka bërë të qartë, kryetari i Serbisë, Vuçiq, por ndërkohë lidhur me mundësinë e mos nënshkrimit ka folur edhe emisari amerikan, Gabriel Eskobar. Takimi Kurti-Vuçiq ka zgjatur rreth një orë.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …