Drejtuesi i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka reaguar ndaj fjalimit të kryeministrit, Edi Rama në Prishtinë, të cilin e ka quajtur si pretendim territorial. “Serbia i dënon në mënyrën më të rreptë pretendimet territoriale të cilat kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i paraqiti në takimin e sotëm në Prishtinë”, citohet të ketë deklaruar Gjuriq. Në një prononcim për mediet në Beograd, ky zyrtar serb ka thënë se do të ishte më e dobishme sikur Rama dhe bashkëpunëtorët e tij të dërgonin mesazhe pajtimi dhe të tregonin dëshirën për bashkëpunim.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …