Ahmet Grajqevci bashkë me përfaqësues nga shoqatat e familjarëve të personave të kidnapuar dhe të zhdukur kanë mbajtur takimin e radhës. Ata kanë diskutuar një sërë çështjesh si:
Mbetjet mortore në morgun e Prishtinës
- Shqyrtimi i çështjes së mbetjeve mortore në morgun e Prishtinës
- Informata rreth çështjes së zbardhjes së fatit të personave të kidnapuar dhe të zhdukur me dhunë – temë diskutimi në bisedimet në mes Kosovës dhe serbisë
Në takimin e organizuar nga kryetari i KKAFZHK-së z. Ahmet Grajqevci bashkë me përfaqësues nga shoqatat e familjarëve të personave të kidnapuar dhe të zhdukur me dhunë nga Deqani, Klina, Malisheva, Gjakova, Prizreni, Rahoveci dhe qyteti nikoqir Theranda, nën përkrahjen e Komisionit Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur, takuam drejtorin e Institutit të mjeksisë ligjore në Prishtinë, Dr. Dritan Haliti dhe përfaqësuesit e Komisionit Ndërkombëtar për të Zhdukur, z. Luigj Ndou dhe z. Ylber Morina .
Nga institucionet shtetërore dhe humanitare ishin të ftuar por për shkaqe të ndryshme munguan përfaqësuesit nga:
– Komisioni Qeveritar për persona te zhdukur (bisedimet në Ohër),
– Njesiti i Policisë per krime lufte në Kosovë dhe
– Komiteti Ndërkombëtar i Kryqi të Kuq.
Pjesmarrës ishte edhe sekretari i Kryqit të Kuq të Kosovës – dega në Therandë, z. Elshani.
Fatkeqësisht akoma i kemi edhe 1617 familjarë të kidnapuar dhe të zhdukur me dhunë.
Faleminderit të gjithëve që kontribuojnë në zgjidhjen e kësaj çështjeje sa humane aq edhe politike.