Drejtori i grupit për studimin e minoritetit danezo-gjerman në Qendrën Evropiane për Çështjet e Minoriteteve, Martin Klatt ka analizuar termin “nivel i përshtatshëm i vetëmenaxhimit” për të cilin janë pajtuar të shtunën kryeministri Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë, Vuçiq, Ky term është përshtatshëm, por i mungon kuptimi ose thelbi dhe varet nga interpretimi politik. Mund të kuptohet nga autonomia kulturore në autonomi territoriale. Prandaj, asociacionet e komunave nuk formojnë domosdoshmërisht rajone autonome brenda një hapësire territoriale të një shteti ekzistues. Megjithatë, sipas tij, rreziku nuk vjen nga vetë njësia autonome, por nga mundësia e aneksimit të pjesës veriore të Kosovës nga Serbia. Në këtë rast, do të argumentoja, nuk është aq shumë secesioni/shkëputja, por aneksimi/bashkimi me Serbinë ai që është kërcënimi i perceptueshëm. Kjo do të dëmtonte rëndë parimin e integritetit territorial të çdo shteti siç parashikohet në Kartën e OKB-së, si kusht kryesor për paqen botërore”, tha ai. Asociacioni i Komunave me shumicë serbe, vlerësohet të jetë një mekanizëm i dytë i madh për serbët e Kosovës – pas votës së kualifikuar, që për çështjet që prekin interesat e komunitetit serb, është një lloj vetoje – porse, atë po e kërkon një “palë e tretë” nën kontrollin e tij, me idenë e interferimit në një sistem të brendshëm.(albanianpost)
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …