Gjermania, NATO, Turqia por edhe Shqipëria e disa autoritete politike shqiptare e sllvomaqedone kanë përshëndetur pajtimin e arritur të shtunën në Ohër. Lidhur me zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Kërkesa e tyre është që Kosova dhe Serbia të zbatojnë me shpejtësi çështjet e dakorduara në marrëveshje. Steffen Hebestreit, zëdhënës i Qeverisë Federale të Gjermanisë, ka deklaruar tani gjithçka mbetet te zbatimi. Urime për këtë përparim për të vendosur marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës në një bazë të re! Tani gjithçka ka të bëjë me marrjen e udhëheqjes për mbajtjen dhe zbatimin e asaj që është rënë dakord. Ne do të jemi në krahun tuaj për ta përmbushur perspektivën tuaj europiane, shkruan Hebestreit.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …