Marshojme per drejtesi

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut mbështet marshin për drejtësi të ftuar nga iniciativa, “Liria Ka Emër”

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka njoftuar se mbështet marshin për drejtësi të ftuar nga iniciativa “Liria Ka Emër”, që do të mbahet këtë të diel në orën 14:00 në sheshin “Zahir Pajaziti. Këshilli shumë herë ka reaguar kundër shkeljeve të shumta që iu janë bërë dhe po iu bëhen udhëheqësve ushtarakë dhe institucionalë gjykimi i të cilëve është paraparë të nisë më 3 prill 2023 dhe i konsideron të pafajshëm duke respektuar parimin e prezumimit të pafajësisë i cili në mënyrë brutale është shkelur nga Zyra e Prokurorit të Specializuar dhe Dhomave të Specializuara në shumë raste. Në këtë kontekst KMDLNj ka përkrahur dhe do ta përkrahë çdo protestë, demonstratë apo manifestim që respektojnë rregullat demokratike në mbrojtje të të drejtave dhe drejtësisë të Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit, si në diasporë ashtu edhe brenda vendit. Sipas këtij institucioni, në mungesë të përkrahjes institucionale në Kosovë, jo për të ndërhyrë në drejtësi por për të siguruar një gjykim të drejtë, fer, të paanshëm dhe të pandikuar politikisht dhe grupet e interesit e që i obligojnë dokumentet ndërkombëtare për të drejtat e personave të privuar nga liria dhe Kushtetuta e Kosovës, organizimi i marshimit për drejtësi nga platforma “Liria ka Emër” mbetet reagim i qëlluar dhe i domosdoshëm qytetar në mbrojtje të të drejtave të Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit, nga aspekti i të drejtave të njeriut të personave të privuar nga liria dhe respektimit të parimit të prezumimit të pafajësisë, thuhet mes tjerash në reagimin e Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …