Aktivistët e kësaj partie kanë shkruar parulla me mbishkrimin: “Albin Zajednica”. Ky aksion vjen pas takimit në Ohër, ku kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, kanë rënë dakord për zbatimin e marrëveshjes së arritur më 27 shkurt. Kjo parti në deklarimin për media ka thënë se fjala “Zajenicë” është pagëzuar nga vet kryeministri Albin Kurti. “Asociacioni që paraqet ndarje etnike është në vetvete i dëmshëm, por Kurtit i duhej patjetër një fjalë serbe. Kjo sepse Kurtit nuk i interesonin dëmet e Asociacionit, por çfarë mund të përfitojë përmes sulmit që i bëhet kundërshtarëve politik. Kështu, Asociacioni u pagëzua ‘Zajdenicë’. Është momenti kur Kurti shkëputet prej të vërtetës. Është vegla mohuese e pushtetit si qëllim në vetvete. Sot që Asociacionin po pret ta zbatojë vetë, e kemi një tjetër akrobacion gjuhësor: Asociacioni është vetëmenaxhim. Asociacionin ‘Zajednicë’ e ka emëruar Kurti. Paradoksalisht, ‘Zajednica’ po bëhet mbiemri i vetë Albinit”, është thënë në njoftimin e PSD-së.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …