Kryetari Svarqa priti në një takim futbollistin Kosovar Sadiku i cili është pjesë e klubit Stok City

Kryetari i komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa ka pritur  futbollistin e ri kosovar,  Kosovar Sadikun i cili para pak muajsh është bërë pjesë e klubit të njohur anglez Stock City.

Me këtë rast ai shfaqi kënaqësinë që të rinjtë kosovar,  e ferizajas me talentin që  po tregojnë nëpër botë,  po e bëjnë të njohur edhe Kosovën në shumë aspekte pozitive.

“Sot pata nderin që ta pres në zyrën time   njërin nga futbollistët më cilësor që ka komuna e Ferizajt e që i takon gjeneratës së re i cili si mërgimtar në Kanada ka arritur t’ju  bie në sy menaxherëve te futbollit dhe tani  ka arritur  të jetë  lojtar i Stok City, aty ku luan edhe Xherdan Shaqiri. Nuk kam asnjë dilemë  që edhe ky do të jetë një nga futbollistët që do të na prezantoi denjësisht dhe nga përvoja në këtë klub mund të arrij edhe më shumë” tha kryetari Svarqa.

Ndërkaq vet futbollisti 17 vjeçar Sadiku,  tha të jetë i lumtur që me punë ka arritur të tregojë se edhe pengesat nacionale eliminohen më lehtë. Shprehu kënaqësinë që autoritetet komunale kanë një vlerësim për të rinjtë mërgimtar.

Për pritjen që iu bë,  dhe vlerësimin pozitiv një kënaqësi të veçantë shprehu edhe mërgimtari Sylejman Sadiku gjyshi i  futbollistit Kosovar Sadiku.

Ai pohoi se të gjitha sukseset  e tyre i atribuohen Kosovës ngase me zemër kjo pjesë e shqiptarëve punon e vepron në shtetet e ndryshme perëndimore.

Futbollistin e ri Kosovar Sadikun e kanë gëzuar pa masë sukseset qe ka arritur së fundi Kosova me hyrjen në UEFA e FIFA. Ai tha se mezi po pret të luaj me përfaqësuesen e Kosovës dhe të arrijë rezultatet të mira sikurse në klubin  tij në Angli. Me këtë rast kryetari Svarqa, këtij të fundit i dhuroi edhe stemën e komunës së Ferizajt.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …