Njoftim për repelimin e kafshëve në Bellanicë, Temeqinë dhe Kërvasari

Njoftohen banorët e Bellanicës, Temeqinë dhe Kërvasarisë të komunës së Malishevës,   se të shtunën  më 4 qershor 2016, do të bëhet repelimi i kafshëve. Ky është cikli i tretë i repelimit të kafshëve, në kuadër të zbatimit të strategjisë për luftimin dhe parandalimin e etheve hemorragjike krime kongo (EHKK). Me këtë rast luten të gjithë pronarët e kafshëve, që ti mbajnë të mbyllura kafshët deri në repelimin e tyre.

Po ashtu të shtunën më 4 qershor 2016, do të bëhet dezinsektimi selektiv kundër rriqrave në fshatin Llapqevë. Dezinsektimi kundër rriqrave bëhet në kuadër të zbatimit të strategjisë për luftimin dhe parandalimin e etheve hemorragjike krime kongo (EHKK). Me këtë rast luten të gjithë bletarët, që  bëjnë kujdes të shtuar për bletët.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …