Në Deçan u mbajt trajnimi mbi teknikat më të fundit të Marketingut Digjital

Në kuadër të projektit ” NaturKosovo “, me datën 17 dhe 18 mars, në objektin e Qendrës Inforumuese Turistike në Deçan u mbajt trajnimi mbi teknikat më të fundit të Marketingut Digjital, nën udhëheqjen e ligjëruesve profesionistë, ku akterët e turizmit nga zonat e Deçanit dhe Junikut ishin përfituesit e këtij trajnimi. Trajnimi u zhvillua me përpikëri në gjashtë module gjithëpërfshirëse dhe zgjati dy ditë, duke u mundësuar pjesëmarrësve të fitojnë njohuri rreth zhvillimeve më të fundit të marketingut dhe strategjive inovative për të arritur një audiencë më të gjerë me lehtësi dhe shpejtësi maksimale. Jemi shumë të kënaqur që kemi ofruar një mundësi kaq të jashtëzakonshme për përfituesit që të zgjerojnë horizontet e tyre të marketingut dhe të thellojnë kuptimin e tyre për peizazhin dinamik digjital. Kosova ka potencial të madh të turizmit, dhe ne bashkë me të gjithë akterët e turizmit kemi shumë besim që Kosova do të jetë edhe më shumë prezente në hartat turistike.

 

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt punëtoria për hartimin e planit për përmirësimin e ofrimit të shërbimeve Kadastrale

Në kuadër të Marrëveshjes ndërmjet Aktivitetit “Qeverisja e Pronës” të USAID-it dhe Komunës së Deçanit, …