Në kohën kur kryetari kinez, Xi Jinping po bisedon me kryetarin rus, Vladimir Putin në Moskë, sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg, i ka bërë thirrje Kinës që të ketë parasysh kushtet e Ukrainës për paqe me Rusinë. Kryetari i Rusisë, Vladimir Putin i ka thënë kryetarit të Kinës Xhinping se është i hapur për të diskutuar dokumentin 12-pikësh të Pekinit për konfliktin në Ukrainë, në të cilin bëhet thirrje për dialog dhe respektim të sovranitetit territorial të shteteve. I takon Ukrainës të vendosë se cilat janë kushtet e pranueshme për secilën zgjidhje paqësore”, ka thënë Stoltenberg në një konferencë për media, duke theksuar se Kina ka dështuar që të dënojë luftën e Moskës në Ukrainë. Prandaj Kina duhet të nisë të kuptojë perspektivën e Ukrainës dhe të angazhohet me kryetarin Zelensky drejtpërdrejt, nëse dëshiron të jetë serioz për paqen”. Stoltenberg ka thënë se mirëpret propozimet që mund të çojnë në “paqe të qëndrueshme”. Ai ka thënë se dokumenti i Kinës përmban disa elemente pozitive, përfshirë sigurinë bërthamore, mbrojtjen e civilëve dhe integritetin territorial. Mirëpo, ai ka paralajmëruar se çfarëdo armëpushimi që nuk respekton sovranitetin e Ukrainës, do të jetë vetëm rrugë për të ngrirë luftën dhe do t’i mundësojë Rusisë rigrupim dhe ri sulmim, ka saktësuar Stoltenberg.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …