Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka folur në lidhje me takimin e zhvilluar në Ohër mes tij, kryetarit të Serbisë Aleksandër Vuçic, shefit të BE për Politikën e Jashtme Josep Borrell dhe emisarit për dialogun Miroslav Lajçak. Kurti tha se Vuçiç e ka refuzuar ofertën e tij për “vetëmenaxhim” të serbëve të Kosovës pas refuzimit të nënshkrimit të Marrëveshjes së 27 shkurtit në Bruksel dhe para se të refuzojë Aneksin e propozuar në Ohër. Pas refuzimit të nënshkrimit të Marrëveshjes së 27 Shkurtit dhe para se të refuzonte përsëri nënshkrimin e saj me Aneksin e 18 Marsit, presidenti i Serbisë refuzoi ofertën time bujare të vetëmenaxhimit për serbët e Kosovës në një asociacion që unë do ta hartoja dhe do ta propozoja, ka shkruar Kurti. Është paksa për t u habitur me deklaratat e tilla të pamatur të Albin Kurtit, ashtu si deklaratat për kriminelin Oliver Ivanoviq dhe Zoran Gjingjiqin. Kurti i përkujton Vuçiqit se ka qenë ministër i Millosheviqit gjatë luftës në Kosovë, kur Serbia ka kryer krimet më të shëmtuara kundër shqiptarëve dhe në anën tjetër përmend bujarinë që do t ia bënte atij me një propozim për asociacionin. Përse i ofron aq bujari Vuçiqit, këtë nuk e ka shpjeguar, Albin Kurti.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …