Kryetari i Kinës, Xi Xhinping ka përfunduar vizitën tre ditore në Rusi dhe takimet e shumta me kryetarin rus, Vladimir Putin. Udhëheqësit e dy vendeve më të fuqishme të botës u zotuan të thellojnë lidhjet në një shfaqje uniteti që ka rritur shqetësimet se Pekini do të sigurojë sërish mbështetje për luftën e Kremlinit në Ukrainë. Në përfundim të vizitës së tij Xi Xhinping ka dhënë edhe një mesazh për Perëndimin duke paralajmëruar se po vjen ndryshimi që nuk ka ndodhur në 100 vjet dhe se Rusia dhe Kina po e drejtojnë atë. Kryetari kinez tha se ka ndërtuar marrëdhënie të ngushta me kryetarin e Rusisë, Putin, sidomos gjatë dekadës së fundit. Të dy udhëheqësit gjithashtu morën pjesë në një ceremoni të nënshkrimit të dokumenteve në Kremlin, ku thanë se kriza e Ukrainës duhet të zgjidhet përmes bisedimeve të paqes.