Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovë, Lumir Abdixhiku, ka folur lidhur me aneksin e propozimit evropian për dialogun, me të cilin u pajtuan kryeministri Albin Kurti dhe kryetari serb, Aleksandar Vuçiq në Ohër. Ai ka deklaruar se Serbisë nuk i kërkohen obligime. Kjo marrëveshje jep dy gjëra, e para i kërkon Serbisë normalizim me Kosovën, por pa njohje. E dyta, i kërkon Kosovës disa obligime. Në këtë marrëveshje apo aneks-marrëveshje nuk ka obligime për Serbinë. Obligimet për Serbinë nuk janë të detajuara. Këto lëshime, përveç se humbje e një mundësie për avancim substancial të pozicionit shtetar të Kosovës, tashmë po shndërrohen dhe në kushte obliguese integruese për vendin tonë, adaptimi me të cilat do të jetë sa i pashmangshëm aq edhe sfidues”, tha Lumir Abdixhiku.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …