Organizatorët e platformës “Liria ka emër” sot qëndruan për vizitë në Organizatën e Veteranëve të UÇK-së në Prishtinë. Qëllim i kësaj vizite ishte kërkesa për ta përkrahur marshin solidarizues në mbështetje të luftës së UÇK-së dhe ish-krerëve të saj. Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka thënë se si organizatë do ta përkrahin këtë marsh, pasi e konsiderojnë se në Hagë nuk ka drejtësi por padrejtësi. “Kishim një takim me platformën ‘Liria ka emër’, të cilët do të organizojnë një marsh për drejtësi në mbështetje të shokëve tanë që i kemi në Hagë. Siç e dini edhe ju kanë ndodhur shpeshherë padrejtësi dhe marshi ka kuptim që ajo padrejtësi të vije në vend dhe të bëhet drejtësi, për shkak se krerët e UÇK-së dhe ish-luftëtarët e tyre në shumë raste u kanë mohuar shumë të drejta dhe atje nuk po gjykohen si individë por atje është duke u gjykuar Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Ne përkrahim nismën dhe iu bëjë thirrje edhe qytetarëve që të marrin pjesë në këtë marsh, pasi është është marsh për drejtësi, ka thënë Faton Klinaku.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …