Carsten Meyer-Wiefhausen: Nëse nuk ka pjesëmarrje në zgjedhjet vendose në veri të Kosovës, nuk do të ketë as Asociacion

Carsten Meyer-Wiefhausen: Nëse nuk ka pjesëmarrje në zgjedhjet vendose në veri të Kosovës, nuk do të ketë as Asociacion

Zëvendës shefi i misionit të ambasadës gjermane, në Beograd, Carsten Meyer-Wiefhausen, deklaroi se pa pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës në zgjedhjet lokale, të parakohshme që do të mbahen në katër komunat në veri të vendit, nuk do të ketë krijim të Asociacionit. Mediat në Serbi, raportojnë se z. Meyer-Waifhausen ka sqaruar se formimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, nuk është i mundur, nëse listat e kandidatëve për zgjedhjet lokale në katër komuna në veri të Kosovës, nuk janë dorëzuar. I pyetur për pasojat e mundshme nëse listat e kandidatëve nuk dorëzohen brenda afatit, në panelin e diskutimit , ai ka thënë se -“nëse nuk keni zyrtarë, kryetarë komunash, nuk mund të krijoni një komunitet komunash. Pa njerëz në to, nuk keni institucione. Ndërkohë, afati i caktuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës për aplikimin e kandidatëve për zgjedhjet që planifikohen të mbahen në katër komuna në veri të Kosovës në fund të muajit prill, ka skaduar sot. Lista Serbe nuk ka paraqitur listën e kandidatëve dhe për rrjedhojë ajo nuk do të marrë pjesë në zgjedhje.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi

Memli Krasniqi: Nuk do të ketë koalicion me Vetëvendosjen, pasi qëllimi ynë është të largojmë Albin Kurtin prej pushtetit

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka theksuar se nuk ka mundësi për një koalicion të …