Jeff Hovenier: E mbështesin plotësisht tranzicionin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në një forcë mbrojtëse territoriale multietnike

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e mbështesin plotësisht tranzicionin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në një forcë mbrojtëse territoriale multietnike. Përmes një postimi, me këtë rast ambasadori Hovenier  ka njoftuar se ka mirëpritur për një vizitë në Kosovë ambasadoren,  Kate Marie Byrnes dhe Gjeneral Major Lasica nga Komanda Evropiane e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Mbështes plotësisht tranzicionin gjithëpërfshirës të FSK-së në një forcë mbrojtëse territoriale multietnike, profesionale, të ndërveprueshme me NATO-n. Jam krenar për bashkëpunimin tonë të vazhdueshëm dhe të shkëlqyer”, ka shkruar Hovenier në postimin e tij.

Kontrolloni gjithashtu

Afrim Kasolli: VV po blen kohë, mungon konsensusi për kryetarin e Kuvendit

Analisti politik Afrim Kasolli ka vlerësuar se situata aktuale në Kosovë është futur në një …