Në qeverinë maqedonase, shqiptarët përfaqësohen me 10 ministra nga 20 në total që ka kabineti qeveritar. Edhe zëvendës-kryeministri dhe kryetari i Kuvendit janë të dy shqiptarë e megjithatë gjuha shqipe flitet me vështirësi. Vetë shqiptarët drejtojnë gishtin nga shqiptarët e politikës, pasi kanë bërë kompromise për përfitime personale. Në kohën që gjysma e Maqedonisë së Veriut udhëhiqet nga shqiptarë janë të pakta ato ministri që komunikimin me qytetarët dhe pushtetin lokal e bëjnë në gjuhën shqipe, siç janë të obliguar në bazë të ligjit. Aplikimet për fonde të ndryshme që vijnë nga qeveria qendrore vijnë vetëm në gjuhën maqedonase dhe unë kam insistuar që të jenë edhe në shqip. Në web faqet e ministrive që udhëhiqen nga shqiptarët do të shihni se gjuha shqipe atje është me google translate dhe nuk ka seriozitet, të gjithë aplikimet, dokumente, projektet janë vetëm në gjuhë maqedonase”, thotë Bilal Kasami, kryetar i Komunës Tetovë.
