Petrit Dibrani

Petrit Dibrani: Çdoherë duhet ta themi, çka nuk duam dhe ç’farë nuk jemi

Çdoherë duhet ta themi, çka nuk duam dhe ç’farë nuk jemi.
Me buzëqeshje sarkastike i pranon gabimet e tjerëve, padallim dhe pa kundërshtim.
Filmat vizatimor, janë substancë narkotike kalimtare për analfabetizmin!
E ke vrarë kohën e tjerëve ti Albin, për më shumë se një dekad, me veprimtari e budallaki të rrezikshme, vetëm për të mbushur një ‚Hendek‘.
Shqiptarëve analfabet që e kanë kaluar gjysmën e jetës dhe as një libër t‘vetëm nuk e kanë lexuar, u ka ikur ,treni‘ ç’doherë, madje edhe kur është bërë shumë vonë, se kanë kuptuar dhe nuk e kuptojnë!
Nuk e di cili injorant mund ta besoj; se ekziston marrëveshje ndërkombëtare, panënshkrim!
Mjerisht, k‘ta juve ende po ju besojnë!
Më shumë se një vit merresh me dialogun dhe e ripërsërit, ‚nuk është prioriteti im‘.
E kujt po mundohesh me i‘a shit k‘to përralla, o Albin?!
Secila gënjeshtër dhe mashtrim, e kanë një datë skadence dhe përfundojnë kur gjithçka zbulohet, sigurisht edhe vdes, mirëpo koha e vrarë, nuk kthehet më.
Paraqitja e Albinit me thënjë të përpunuara të autorëve t‘huaj po duket e bukur dhe mjerisht,  mashtrimi po bëhet edhe më i thellë!
Ju e dini, ose duhet ta dini se ,dashuria e verbuar‘ është mashtruese dhe gënjeshtare, mirëpo kuptohet në fundin e saj!
S‘ka mbetur asgjë tjetër, vetëm të ‚krenohemi‘ me faktin se po gënjehemi nga secila QEVERI!

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …