Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka raportuar në Kuvend për marrëveshjen e fundit të arritur me Serbinë. Ai ka thënë se “tekst më të mirë të marrëveshjes në situatën që jemi, nuk ka qenë e mundur të mbërrijmë. Sipas tij, ia vlente mundimi, pasi arritëm diçka të rëndësishme dhe të pakthyeshme”. Kurti ka thënë se zbatimi i pikave të marrëveshjes “parashikohen të jenë me hapa të përbashkët, ku të dyja palët duhet të shkojnë hap pas hapi. Ai ka thënë se “Serbia ka pranuar ta trajtojë Kosovën si anëtare e barabartë e bashkësisë ndërkombëtare”. Kurti ka pranuar se “Kosova i ka obligimet e veta ligjore”, ku përfshihet edhe formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Unë personalisht kam kundërshtuar disa nga marrëveshjet në të kaluarën dhe vazhdoj të punoj për një rezultat më të mirë. Ato detyrime nga e kaluara, janë edhe të përfshira në procesin e dialogut sepse janë ngritur gjatë bisedimeve dhe çdo gjë ne do ta konsiderojmë nga prizma e Kushtetutës sonë, ka thënë Kurti.
Kontrolloni gjithashtu
Blerta Deliu- Kodra: Kryetarja Vjosa Osmani e ka zbehur shumë pozitën e Presidencës
Deputetja nga Radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu Kodra ka vlerësuar se kryetarja …