Trupi legjislativ i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ka deklaruar se i vjen keq për “kërcënimet” kundër tribunalit, lidhur me urdhër-arrestimin që e ka lëshuar për kryetarin rus, Vladimir Putin. Ish-kryetari rus, Dmitry Medvedev, është raportuar të ketë përmendur shënjestrimin e Hagës me një raketë hipersonike, si hakmarrje për urdhrin ndaj Putinit. Moska zyrtare ka paralajmëruar nisjen e hetimeve penale ndaj prokurorit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale, Karim Khan, dhe disa gjyqtarëve tjerë, lidhur me vendimin e paligjshëm për të synuar arrestimin e Putinit për luftën në Ukrainë. Kryesia e Asamblesë së shteteve të anëtarësuara në Gjykatën Ndërkombëtare Penale, me gjithsej 123 anëtarë ka thënë se ekzistojnë “kërcënime kundër Gjykatës, si dhe masa kundër prokurorëve dhe gjyqtarëve të saj”. Megjithatë, kjo Kryesi ka “rikonfirmuar mbështetjen e palëkundshme për Gjykatën Ndërkombëtare Penale”.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …