Abdixhiku

Gjatë një replike në Kuvendin e Kosovës, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ia ka numëruar Albin Kurtit kauzat e rreme dhe mashtrimet

Gjatë një replike në Kuvendin e Kosovës, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku,  ia ka numëruar Albin Kurtit kauzat e rreme dhe mashtrimet. Ai iu ka drejtuar me fjalët: Unë nuk e mbaj  barrën që kanë vdekur njerëz për kauzën time politike. Nuk e kam barrën që e kanë kallë një Kosovë të tërë. Nuk e kam barrën për ndonjë kauzë që e kam shkelë. Nuk e kam barrën që i kam quajtur njerëzit tradhtarë dhe që i kam rrezikuar jetën e tyre. Nuk e kam barrën që i kam hangër të gjitha qershiat një nga një. Nuk e kam barrën që e kam rrezikuar vendin dhe të ardhmen e vendit për shumë vite. Unë jam shumë i qetë në këtë drejtim por, pse ti duhesh ta ballafaqosh me vetën e të kaluarën tënde, kjo është brengë për ty se si e ballafaqon vetën dhe kauzën tënde me këtë përfundim të padinjitetshëm të pozicionit politik. Tani, dëgjo mirë se po duhet të kalojnë dhjetë vite për të kuptuar se obligimet ndërkombëtare janë obligime shtetare. Dëgjo mirë se, vetëmeanxhimi i komunitetit serb, sipas instrumenteve të BE-së është vetëmenaxhim sipas kartës për vetëqeverisjes  lokale,  është autonomi, dhe statusi politik për Kishën Ortodokse Serbe është status politik. Këto janë brengat e Albin Kurtit, dhe jo ofendimet që i bën ndaj meje, sepse ato nuk kanë fare rëndësi, ka thënë mes tjerash, Lumir Abdixhiku.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …