24 vjet më parë, më 24 mars të vitit 1999, rreth orën 20.00 Aleanca Veriatlantike, kishte filluar bombardimin e Jugosllavisë së mbetur, Serbi, Mali i Zi, për shkak të dhunës spastrimit etnik dhe dëbimit të shqiptarëve nga Kosova. Fillimin e bombardimeve e kishte lajmëruar nga selia e NATO-s në Bruksel Sekretari i Përgjithshëm, Havier Solana. Bombardimet intensive kanë vazhduar deri më 8 qershor, në kohën kur Serbia kishte paralajmëruar kapitullimin, që u nënshkrua në Kumanovë më 10 qershor 1999. Gjatë kohës së bombardimeve të NATO-s kundër caqeve ushtarake dhe ekonomike të Serbisë, ishin kishte marrë hov edhe lufta e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës. Në pamundësi për të rezistuar dhe me qëllim hakmarrjeje, forcat ushtarake e policore serbe iu kishin vërsulur popullatës civile shqiptare duke kryer shumë masakra në të gjitha zonat e luftimeve.
Kontrolloni gjithashtu
Limaj: Vlerat më sublime të lirisë së vendit po përbuzen, duhen sa më shumë ish-luftëtarë në Parlament
Nisma Socialdemokratike ka paraqitur sot programit dhe kandidatët e saj për deputetë, për zgjedhjet e …