Hoxhiq: Serbët po kushtëzojnë heqjen e barrikadës në urën e Ibrit

Hoxhiq: Serbët po kushtëzojnë heqjen e barrikadës në urën e Ibrit

Marrëveshja për heqjen e barrikadës mbi lumin Ibër ka dështuar plotësisht. Brukseli, i cili kishte shpallur projekt për renovimin e urës kryesore në Mitrovicë është dorëzuar përballë kundërshtimit të strukturave ilegale të Serbisë në veri të Kosovës. Shefja e Zyrës Administrative në veri të Mitrovicës, Adrijana Hoxhiq ka bërë me dije se serbët po kushtëzojnë rivitalizimin e urës me nënshkrimin e Memorandumit në mes të kryetarëve të dy komunave të Mitrovicës. Në anën tjetër, kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri vazhdon të mashtrojë publikun, duke thënë se barrikada ‘Parku i Paqes’ do të hiqet në fund të muajit qershor. Komuna veriore e drejtuar nga Goran Rakiq po kërkon që lumi i Ibrit të bëhet përfundimisht edhe kufi administrativ mes dy komunave.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …