Gani Koci

Koci: PDK të jap sqarime pse nuk u emërova në krye të Ministrisë së Drejtësisë

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Gani Koci ka komentuar mos-emërimin e tij në krye të Ministrisë së Drejtësisë, pavarësisht se emri i tij ishte propozuar nga PDK për të qenë titullar i kësaj ministrie në kuadër të ri-formatimit të kabinetit qeveritar. Koci, i cili aktualisht mban postin e zëvendësministrit të Zhvillimit Ekonomik, ka bërë me dije se për mos-emërimin e tij në krye të Ministrisë së Drejtësisë duhet të kërkohen sqarime nga Kryesia e PDK-së. Ai ka përkujtuar se ishte vet Kryesia e kësaj partie e cila me 13 maj kishte marrë vendim që ai së bashku me Hajredin Kuçin dhe Enver Hoxhajn të jenë të nominuarit e PDK-së për postet që duheshin plotësuar në Qeveri. Koci ka mohuar disa informata jo-zyrtare që kanë qarkulluar se gjoja emri i tij ka qenë i padëshirueshëm për ndërkombëtarët. Anëtari i Kryesisë së PDK-së ka shtuar se nuk do të pranojë më të jetë në postin e ministrit të Drejtësisë, meqë siç ka thënë ai, nuk do të pranonte të ishte pjesë e marifeteve, pazareve dhe vendimeve të reja.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …