leoni

Nxënësit e shkollës shqipe në në Feuerthalen, të Kantonit të Zyrihut së bashku me prof. Isuf Ismailin
Nxënësit e shkollës shqipe në në Feuerthalen, të Kantonit të Zyrihut së bashku me prof. Isuf Ismailin

Vaxhid Sejdiu: Vatra jonë arsimore “Shkolla Shqipe” në Zvicër hapi edhe një klasë në Feuerthalen, në kantonin e Cyrihut

Të mërkurën më, 15 mars 2023 vatra jonë arsimore “ Shkolla Shqipe” në Zvicër hapi edhe një klasë për mësimin e gjuhës e kulturës shqiptare në Feuerthalen, në kantonin e Cyrihut. Mësimin do ta mbajë çdo të mërkurë prof. Isuf Ismaili, në një nga klasat në shkollës “Stupmenboden” në Feuerthalen, nga ora 16:00 – 17:45.

Vizioni i “Shkollës Shqipe” në Zvicër (që të hapim sa më shumë pika shkollore dhe të përfshijmë sa më shumë nxënës në orët mësimore të gjuhës amtare) gjithnjë e më tepër jo vetëm që po bëhet realitet, por edhe është shembulli më i mirë, që duhet ndjekur nga të gjithë.

E kush më mirë se mësimi në shkolla mund të na e ruajë gjuhën e kulturën shqiptare. Në kuptimin e kësaj që e thamë, po veprojmë e punojmë me përkushtim, si mësimdhënës të gjuhës shqipe, këtu në mërgim, ndaj po i hapim sa më shumë dyert e shkollave për mësimin e gjuhës sonë. Kështu edhe të mërkurën më, 15 mars 2023 vatra jonë arsimore “ Shkolla Shqipe” në Zvicër hapi edhe një klasë për mësimin e gjuhës e kulturës shqiptare në Feuerthalen, në kantonin e Cyrihut. Mësimin do ta mbajë çdo të mërkurë prof. Isuf Ismaili, në një nga klasat në shkollës “Stupmenboden” në Feuerthalen, nga ora 16:00 – 17:45.

Si zakonisht, çdo hapje e klasave shkollore shoqërohet me gëzimin e papërshkrueshëm të nxënësve, të cilët posa marrin librat në dorë, dallohen për nga buzëqeshja, e cila është e veçantë, sepse më në fund edhe atyre iu jepet mundësia ( edhe pse janë larg atdheut) që ta mësojnë gjuhën e nënës.

Nxënësit: Rioni, Dori, Amari, Ermali, Seiti, Jasini, Mirlandi, Omeri, Uthmani, Mirlandi, Sandra, Nilayi, Leyahi, Medini, Medina, Ahili dhe Ajani u bëjnë thirrje bashkëmoshatarëve të tyre që ata t`iu bashkëngjiten në rrugën e diturisë. Vlen të përmendet, se më të gëzuarit në këtë ditë, kur edhe i filluam orët mësimore në gjuhën shqipe, ishin prindërit, të cilët i sollën fëmijët e tyre në oborrin e shkollës. Ata premtuan që do të kontaktojnë edhe me prindër të tjerë, me qëllim që numri i nxënësve shqiptarë të vijë duke u shtuar në Feuerthalen dhe kështu të ketë mundësi  të fillojmë edhe ndarjen e nxënësve në grupe.

Ky qe një fillim i mbarë, ku nxënësit patën rastin të ndjekin shpjegimet e prof. Isuf Ismailit rreth punës dhe detyrave në këtë tremujorësh, me qëllim që ata të përvetësojnë sa më parë mësimin e gjuhës sonë: shkronjat, fjalët, drejtshkrimin dhe drejtshqiptimin e fjalëve dhe kështu këta fëmijë do të kenë mundësi  të lexojnë dhe të shkruajnë sa më bukur në gjuhën shqipe.

“Shqiponjat bëhen gati për fluturim” – Nxënësit e «Shkollës Shqipe» në Feuerthalen, të Kantonit të Zyrihut, tani më kanë filluar me orët mësimore në gjuhën shqipe.

 

Ta mësojmë sa më  mirë  gjuhën shqipe, sepse është detyrë e parë e secilit shqiptar që e do vendin e tij, kulturën e tij dhe zanafillën e tij! Ta mësojmë mirë gjuhën shqipe, sepse ajo është edhe pasuri e madhe përbashkuese e popullit shqiptar. Ndaj poeti ynë i madh, bilbili i gjuhës shqipe Naim Frashëri  te vepra e tij për nxënësit shqiptarë: “Mësime” ka shkruar kështu:

“Gjuha e bashkon kombin, e ndriçon, e nxjerrë nga errësira, shpirtin e mendjen e lartëson, vetitë i zbukuron, vetëdijen e  njohjen e lulëzon, vëllazërinë e shton e miqësinë e shumon.”

Kontrolloni gjithashtu

SEJDO HARKA; “Artisti i Popullit” Reshat Arbana në gjurmët e një ‘’bestselleri’’  tek Libri i Albert Zholit  

Të shkruash për ‘’Artistin e Popullit’’ Reshat Arbana, është si të gdhëndësh një  statujë prej …