Kryetari Haliti priti në takim veprimtarin dhe gastronomin e njohur vitias, Gjon Tuniçi

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur sot në takim z. Gjon Tuniçi, veprimtar i dalluar dhe gastronom i njohur vitias i cili që nga viti 1984 vepron në fushën e gastronomisë dhe u bë një emër i njohur me rrjetet e restoranteve të tij  luksoz dhe cilësore “ Tunici Restaurants “ në Hamburg të Gjermanisë.  Kryetari Haliti tha se Vitia por edhe Kosova krenohet me sukseset e bashkatdhetarëve tanë si të familjes Tuniçi. Me pas kryetari Haliti ndau një mirënjohje z. Tuniçi për kontributin e tij të dhënë për vendin. Përndryshe z. Tuniçi falënderoj kryetarin Haliti për mirënjohjen dhe mirëpritjën duke potencuar se ata gjithmonë mendojnë për vendin.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Agim Aliu priti në takime ndaras disa nga kandidatët për deputet nga radhët e PDK-së

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu në kuadër të aktiviteteve të rregullta ditore …