Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka akuzuar Qeverinë-Kurti lidhur me rritjen e çmimit të energjisë elektrike për 15 për qind. Ai ka shkruar se një ky veprim i tillë është goditje e radhës për të gjitha familjet e vendit që po varfërohen çdo ditë e më shumë. Vitin e kaluar e rritën mbi 100 për qind çmimin e energjisë elektrike. Megjithatë, kësaj qeverie, që simbol të saj e ka sekserin e tregtisë me energji, Martin Berishajn, nuk u mjaftoi kjo. Dje, çmimin e energjisë elektrike për të gjithë qytetarët tanë e rritën edhe për rreth 15 për qind. Ky veprim është goditje e radhës për të gjitha familjet të cilat, në këtë periudhë të krizës dhe ngritjes së të gjitha çmimeve të tjera, po varfërohen çdo ditë e më shumë. Në këto dy vjet, përmes të gjitha veprimeve të saj, kjo qeveri vetëm sa e ka rritur koston e jetesës për qytetarët e Kosovës, duke keqkuptuar dhe keqpërdorur në thelb misionin e saj”, ka shkruar Krasniqi në një postim të tij.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …