leoni

Ilir Muharremi: Skënderbeu i skulptorit Gëzim Muriqi, një vepër e kompletuar artistike

Ilir Muharremi: Skënderbeu i skulptorit Gëzim Muriqi, një vepër e kompletuar artistike

Skulptura, më madhështorja e të gjitha kohërave fokusohet në gjestin, dukjen dhe ngjashmërinë. Skënderbeu i skulptorit Gëzim Muriqi paraqitet me një fytyrë serioze të mprehtë, sy seriozë, vështrim ngulitës, hunda kërrut, që bie mbi buzët hollake të mbledhura, mustaqe të rregulluara mirë, mjekër jo e stërgjatur, por e prerë me kujdes. Kjo vepër na shfaqet shumë serioze, teje psikologjike. Shkon tutje pasqyrës së skulpturave që jemi ngopur e stërngopur. Është njerëzor tepër njerëzor. I holluar në çdo detaj me kujdesin më të veçantë prej skulptori. Nëse shikohet mirë nuk është trupmadh, duket si trupmadh, nxjerrja e gjoksit jashtë, simbol i trimërisë, fakteve historike. Mbart veshjen e rëndë kalorësiake mesjetare të detajuar nga skulptori i cili bën hulumtim të kostumografisë. Shihet fustanella shqiptare. Thyerja, lëvijzet draperia peshojnë mbi fizionominë e tij. Mban mburojen me shqiponjë dhe me yllin lartë.

I zbritur nga kali, i çveshur nga çdo lloj petku patetikë, larg hiperbolave, i fokusuar në një plastikë natyrale njerëzore, sepse sado që skulptura zhytet në rrënjët e realizmit klasik, prapë se prapë mbart hijen mesjetare.

Nuk është ai Skënderbe i Paskalit të cilin secili prej nesh e mbanë në zemër dhe në kujtesë. Është një Skënderbe i faktuar nga hulumtimi shkencor i personazhit të filmit të famshëm të Skënderbeut dhe kombinim i disa gravurave. Sakt, tamam për ta zbuluar çdo gjymtyrë anatomike duke u nisur nga balli, sytë, hunda, goja, mjekra, krahërori dhe në tërësi trupi.

Mbas lëvizjes kompozicionale, vet skulptori ndjen në brendësi hijen e Gjergjit. Po të jesh skulptor nga i cili rilindin shumë personazhe, duhet të kesh shpirt prej aktori, t’i ndjesh në shpirt sikur rolet të cilat jetësohen nga një trup e shpirt që nuk ju takon atyre. Shumë i ngushtë është kufiri ndërmjet aktorit dhe personazhit. Skulptori këtu liron zinxhirët e shpirtit lundron e lundron drejt një bote të thellë e të mistershme të cilen vërtet e shpërfaq duke mos anashkaluar faktet shkencore.

Skënderbeu duket si mendimtar, strateg, i thellë në projektet e tij duke kalkuluar rezultatet të cilat i kishin konkluzionet e mira dhe të sakta. Shikimi i tij i thellë që krijon batica dhe zbatica për çdo skulptor ngaqë mendimi nuk shihet, por duhet të shfaqet mbas mimikës të cilën e vërejm.

Skulptura duhet të shtrihet më hapësirën, të komunikoj me arkitekturën përreth, t’i rezistoj klimës, hijeve që do përplasen mbi këtë kompozicion. Skulptori e mendon mirë këtë sepse nga të gjitha anët e vrojtimit optik hija e Gjergjit na sfidon.

Kontrolloni gjithashtu

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Shkollave shqipe në Zvicër në kuadër të Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” …