24 vjet më parë, me 25 mars 1999, fshatrat Celinë dhe Fortesë u sulmuan barbarisht nga egërsirat pushtuese serbe, ku vranë fëmijë, gra, pleq e burra, përmes një aksioni të organizuar kundër shqiptarëve.
Bashkë me familjarë të të rënëve, të mbijetuar e përfaqësues të OVL-së, sot bëmë homazhe, nderuam e përkujtuam të gjithë dëshmorët e martirët që u sakrifikuan për lirinë e vendit.
68 martirët e Fortesës dhe 75 martirët e Celinës do të kujtohen përgjithmonë dhe do të jenë dëshmi e pakontestueshme e krimeve gjenocidale që kanë ndodhur në Rahovec dhe përtej.
Lavdi dëshmorëve dhe martirëve të luftës!