Presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin ka paralajmëruar se Rusia do të vendosë armë bërthamore taktike në Bjellorusi. Ai është cituar të ketë theksuar se për këtë hap, janë marrë vesh me presidentin e Bjellorusisë, Aleksander Lukashenko. “Këtu nuk ka asgjë të pazakontë: e para, Shtetet e Bashkuara e bëjnë këtë prej dekadash. Ata që shumë kohë kanë vendosur armët e tyre bërthamore taktike në territoret e vendeve aleate të tyre”, ka thënë ai. “Jemi pajtuar që edhe ne të bëjmë të njëjtën gjë” ka theksuar presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin. Ai shtoi më tutje se Rusia po ndërton një depo ushtarake në Bjellorusi, por Moska nuk do t’ia kalojë kontrollin e armëve autoriteteve të Bjellorusisë.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …