Peter Stano

Stano: Në ditët në vijim do të inicohet procesi për hapat e parë të zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit

Zëdhënësi kryesor për Politikë të Jashtme dhe Siguri i Bashkimit Evropian, Peter Stano ka deklaruar se në ditët në vijim do të inicohet procesi për hapat e parë të zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit. Ai ka theksuar se në ditët në vijim, tani me miratimin nga Këshilli Evropian institucionet e BE-së do të iniciojnë procesin për operacionalizimin e hapave të parë të fazës së zbatimit së bashku me Palët. Zëdhënësi kryesor për Politikë të Jashtme dhe Siguri i Bashkimit Evropian, Peter Stano ka thënë për gazetën Ekspres se kjo do të thotë se palët do të jenë të detyruara kontraktualisht t’i zbatojnë dispozitat nëse dëshirojnë të bëjnë përparim drejt BE-së. Moszbatimi do të thotë ta braktisësh rrugën drejt BE-së. “Historia e dialogut ka dëshmuar se rëndësia e marrëveshjes matet nga niveli i zbatimit të saj, jo nënshkrimi. Ai ishte shumë i qartë se marrëveshja është rënë dakord, duhet zbatuar dhe nuk ka vend për zgjedhje” ka theksuar zëdhënësi për Politikë të Jashtme dhe Siguri i Bashkimit Evropian, Peter Stano.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …