Isa Mustafa

Mustafa: Ligji për Trepçën do të sillet para nëntorit

Në tryezën për Trepçën, kryeministri Isa Mustafa foli për veprimet e Qeverisë së tij në lidhje me revitalizimin e këtij gjiganti ekonomik. Ai tha se me Trepçën nuk janë të lidhura vetëm efektet ekonomike, por edhe ato emocionale. Duke e vlerësuar këtë si problem kompleks, kreu i Qeverisë shprehu përkushtimin e kabinetit të tij për të zgjidhur përfundimisht statusin e Trepçës. “Kemi marrë tre hapa të rëndësishëm. Kemi formuar një komision qeveritar i cili ka punuar në ligjin për Trepçën, është angazhuar komisioni parlamentar që ofrojë studimet e rastit dhe Agjencioni Kosovar i Privatizimit është duke punuar studimin e fizibilitetit për Trepçën”, u shpreh kryeministri, Mustafa. Sipas tij, Qeveria është e përkushtuar për të kapur afatet kohore, duke përkujtuar se para nëntorit duhet të përfundohet Ligji për Trepçën dhe organizimin e ri të saj.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi

Memli Krasniqi: Nuk do të ketë koalicion me Vetëvendosjen, pasi qëllimi ynë është të largojmë Albin Kurtin prej pushtetit

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka theksuar se nuk ka mundësi për një koalicion të …