Sefer Muzlijaj QUO VADIS KOSOVA SOT…?

Sa analizat, sa mendimet, sa inskenimet pro et contra i dëgjojmë prej nga me të ndryshmit brenda Kosove ,kah ka Shqiptarë ,nga Serbia ,Europa e ndërkombëtarët në përgjithësi.

Edhe nga intelektual dëgjojmë narracione të ndryshme lidhur me situatën tani në Kosvë,po ashtu edhe nga ndërkombëtarët.Analistë e pseudo analistë,nga ne njerëzit e thjeshtë etj.

E posaqërisht lidhur me takimin e Ohrit tektonik Kosovë- Serbi me ndërmjetësuesit Borell,Llajçak, Escobarit etj.

Si mund të gjejmë përafërsisht të vertetën?

 

Vështirë!- punë të përziera.

Po ,nuk është e leht të të gjendët e vërteta është, në këte kohë ndryshimesh të rëndit ndërkombëtar,në këto rrethana të ndryshuara politike e gjeopolitike.

Po edhe të i përafrohet situatës,kush mund të japi parashikim të saktë ,përfundim të saktë kur gjërat janë në lëvizje ,ndërrime vështirë të parashikuara ,kurë gurët e lloj- lloj mullinjve lëvizin pandërprerë e gërryejnë edhe njëri tjetrin.

Kur politika është në lëvizje ,jo e njëtrajtshme, edhe pse definicionet për politikën janë nga :”art i së mundshmës”,”vazhdim i luftës me mjete tjera(paçësor)’po edhe definime tjera s:Politika rrjedh nga fjala greke:”poli-shumë” dhe “tik- një virus vdekje prurës”,e ndonjëherë e thrrasin edhe “prostitutë”!

Edhe pse politika si një shkencë ,a degë shkence do duhej të ketë definicion shoqëror e shkencor me ligje e maksima,solucione shkencore ,shoqërore.

Por ku t’i besohet asajë kur e tëra mbështetët në fuçi,e interesa!

Atëherë gjithëherë duhet pasë parasysh fuqinë ,interesin politike gjeopolitik.

 

Shëmuj kemi të mjaftuar nëpër histori:

 

 

Vetëm konfliktet Prusi- Austri si një etni e njëjtë, pastaj sot luftën gjenocidiale ,shkatërruese Rusi – Ukrainë,pa mos i përmendur konfliktin ndërmjet Vietnamezve të ndarë më herët,Koreanëve sot e le më popujve me etni të ndryshme.

 

Çka prodhoi takimi i Ohrit me 18.3.2023

 

Kosovë- Serbi lidhur me dakordanën gojore ,verbale që asnjë ditë nuk kaloj e u ndërruan fjalët edhe për ato që kinse u dakorduan për tëardhur të një marrëveshe për rregullimin e marrëdhënjeve të dy shteteve armike :Serbi – Kosovë.

Europianët ndërmjetësues!

Po sa të besuar që vendosin parimisht ,paanshëm?; kur me të parën ndërruanë anësinë: Serbisë iu hoqën shum kufizime që përfliteshin më parë.

Si mund të vie të marrëveshja kur Serbia nuk e ka obligim t’a njoh pavarësinë e Kosovës,kur Serbisë nuk iu vu kushti që duhej të i paraprinë çdo marrëveshje:Serbia t’a ndryshojë kushtetutën e saj, ku në preambulë mbanë Kosovën si pjesë integrale të Serbisë,  kur Serbia për të pagjeturit ka hapësirë të manovrojë.

 

….

 

 

E për asoacionin e komunave me shumicë Serbe, duht të jetë fillim i fillimit që të mund të vazhdojnë bisedimet.

Çka i bie kjo,përveq trysnisë,presionit dhe amnestimin e Serbisë për shumë krime që i bëri mbi këtë popull e popuj tjerë jo vetëm në luftën e fundit ,po më shekuj.

Ku të i besohet bisedimeve me ndërmjetës ndërkombëtarë ,ani me Borell,Lajçak që vijnë nga vendet që një nuk e njohën Kosovën si shtet të Pavarur.

Athua edhe ajo pakoja e M.Ahtisarit ,që u tha se është”kompromis i dhëmshëm dhe i fundit” duht të qëndrojë përgjithëmonë,plus mos të mbetët kompromisi i fundit i dhëmbshëm?

Gabimi më i madh i politikës Kosovare u bë nga viti si duket 2011-et kur GJND-ja si instanca më e lartë juridike ndërkombëtare ,kërkesën e Serbisë me nj verdikt juridik e shpalli nul.

Kur në verdikt deklarohej:”Kosova ka pasur të drejt në shpalljen e pavarësisë së shetit të Kosovës”! Nga aty është dashur,bile nga atëherë Negociatave me Serbinë për çështjen e shtwtësisë së Kosovës të marrin fund.Të mbyllët çdo gjë lidhur me bisedime.

Jo,more kjo është në kolizion edhe juridik ,politik dhe një padrejtësi dhe joligjshmëri juridike së pari po edhe politike.

Them juridike:ku mund të vendoset klauzola juridike:-

“Kosova s’mund të bashkohet me asnjë shtet”!

 

Padrejtësi historike!

 

Mos ti përmendim decentralizimin,formimin e komunave serbe pa asnjë kriter juridik ndërkombëtar,parimin e Badinterit. Dhënjën pa pikë vote pakicës serbe ti ketë 10- vende të rezervuara në parlamentin e Kosovës,zyrtarizimin e gjuhës serbe si pakicë me 3- përqind me barazimin në gjithë Kosovën si gjuhë e obiguar e plot të tjera.Ndërkombëtarët lejonë në shtetët e tyre këso padrejtësishë ,edhe juridike?!

 

Jo,si gjën askund!

Athu pa këto fare kanë shkelje,padrejtësi pakica Serbe në Kosovë? demarkimi i kufijve,tëhuajsim teritoresh,po pikave më strategjike për sigurinë e Kosovës,si Kodra e furrës që iu dha Maqedonisë,pozitat strategjike ,lartësitë që iu dhanë Malit të Zi,e tentohet edhe defunksionalizimi i shtetit të pavarur të Kosovës në çdo pore të jetës.

 

Po çka i bie eksteritorialiteti?

 

Po, pronësia e kishës shqiptare si pronësi e kishës Serbe,me plot trashigimi tjera të vjedhura të kulturës e kishës Shqipëtare.

Parcializim që se di kush nuk e kupton se Zhbërja e Shtetit të Kosovës si është ndryshe?!

Sa për Kishën ,në Kosvë,kishën ortodokse në Kosovë që tentohet të mirret në pronësi false nga Serbia,dëgjova analiza,histori të shumta plus nga drejtori i Institutit për Arkeologji arkitektonikë e trashigimi:

Përveq që dijmë që Manastiri i Deqanit ,Kisha e Graçanicës,patriarkana e Pejës etj në muralet e tyre kishin shqipëtarët me plisa të bardhë ,dhe Shqipëtarët nga katolicizmi ,muarën fenë ortodokse nga Bizantinët. Ndër tjera arkeologu flet:”Në shekulli e dhjetë ,dioçeza,Ipeshkëvia e Prizrenit,Rashkës,Lypianit nuk ishin në pronësi të Serbve fare,po të Shqiptarëve që atëherë edhe Serbët  në këto pjesë nuk ishin ortoks( me relegjion ),po të konfesionit katolik.

Tek në shekullin 11- mbëdhjetë kur u bë ndarja e kishës në katolike dhe ortodokse në vitin 1054- kur përandoria Romake që ishte ndarë më herët në dy pjes :Përandorinë Kristiane Romake dhe Perandorinë Romake Bizantine me kryeqytet Konstandinopojën,por në vitin 1054- u nda kisha kristiane në katolike dhe Ortodokse -Perandoria Bizantine .Prej atij viti edhe Shqipëtarët ,po flas për në Kosovë posaqërisht nisën të konvertohën në  relegjion ortodoks.

Ato kisha ishin prap të tyre si pronarë dhe ndonjë pakice tjetër.

Serbët i përmend tek në shekullin e 12- dhjetë  ,si ortodoks posi ishin konvertuar nga katolicizmi Romak.

Mos të bëhën krahasime me kishën ortodokse në Greqi si pronësi e Serbëve kur me dakordancë edhe të Grekëve ëshë bërë kjo,ku edhe ajo kishë e Hilandarit sipas gjitha gjasave ka qenë Shqipëtare,ndryshe nuk do ish varrosur Gjon Kastrioti babai i Skendërbeut  mu në Hilandar

Tani kërkohet formalizimi i ortodoksizmit Serb në Prizren dhe eksteritorialitetit të Manastirit të Deqanit,Patriarkanës së Pejës,kishës së Graçanicës,Deviqit që kurrë nuk u përdor për rite fetare ,po si një paradhomë,kamp për kampet tjera,ku u përgaditën elaborate,e u stërvitën kundër Neshë,ku ishte më shumë kazermë e burg se Kishë ,e kishave tjera në pronësi të Serbisë.

Këtu janë edhe fajet e mospunës së profesionistëve të fushave,ASHAK- ës edhe politikës që është dashur kaherë të dalin edhe para botës me argumente shkencore.

 

 

Politikat tana të parcializuara,sjellin këto të këqinja përveq presionit të ndërkombëtarëve.

 

Edhe sa kompromise të dhëmbshme duhet t’i bëjmë NE?

Na thonë s’mund të hynë në BE as Kosova as Serbia pa i rregulluar marrëdhënjt si fqinjë ,pa e rrumbullaksuar shetësinë …etj. Me kompromis pas kompromisi deri në BE pas 10- 20 vitesh.Atëherë lehtë mund të parashikohet se BE do dekompozohet e tëra. E dëgjova se edhe nëse fiton partneritetin për paqe nja 5- vite të duhën gjërsa të hysh në Nato,kur iu mundësua shumë shteteve me procedura të shpejtuara.

Në OKB- edhe nëse Serbia nuk pengon që menjëherë ka dalur ndryshe pa dakordësinë e Rusisë e Kinës nuk di si mund të bëhesh anëtarë i OKB- ës.

 

Një njohës i marrëdhënjeve ndërkombëtare deklaroi se nga Rusia Serbia ka marrë këshillë dhë presion që mos të nënshkruhet marrveshja dhe të pritët gjërësa të marri fund lufta me Ukrainë e atëherë do ketë edhe ndihmën e Rusisë.

Po bëhën pazare si çdoherë,por në pazarët e tyre ne po kurbanizohemi si çdoherë nëpër Histori.

 

 

Fajet e brendshme secili i di të vetat ,dikush më shumë e dikush më pak,po iau do politika nga vetvetja ti qesin të të tjerët.

Asnjë as në pozitë as në opozitë,në cilindo subjekt nuk janë pa gabime.

Secili i di të vetat.

Por,mirë do ishte me mendje të kthjellët të pranohën gabimet, të bëhën bashkë që më lehtë të i tejkalojnë intrigat nga të tjerët,intrigat tana,mosmarrveshjet jo vetëm brenda subjekteve politike ,por kudo që ka Shqipëtarë,posaqërisht me Shqipërinë Mëmë se ndryshe na pret vetëm fijasko.

Çka munden nga marrëveshjet që janë bërë në dëmë ,dhe ka qelës -të shpallën nul të pavlershme dhe me kujdesin me të madh ,siç thosht Eçrem Çabej  të ecët me këpucë plumbi ,të firmoset diçka a shumë  bile si kërkohën mos të firmosën  fare.

Serbia e di vetëm forcën !

 

26.03.2023- Istog

Sefer Muzlijaj- ish i burgosur politik

 

Kontrolloni gjithashtu

Egzon Kastrati

Egzon Kastrati: Qeverisja ekonomike në shifra

Një përshkrim i asaj çfarë ka  në ekonomi brenda këtyre katër viteve : Po fillojmë …