leoni

Eduard Jospeh: Shkaku i problemeve në Ballkanin Perëndimor është se Serbia nuk e pranon rendin perëndimor

Edward Josef: Kosova duhet të nis menjëherë formimin e Asociacionit, sepse shtyrja i shton rreziqet

Profesori i mirënjohur amerikan,  Edward Joseph, thotë se Kosova duhet të nis menjëherë formimin e Asociacionit, sepse shtyrja sipas tij shton rreziqet. Ai ka folur edhe për obligimet e BE-së dhe ShBA-ve në zbatimin e marrëveshjes dhe për temën më të diskutuar në Kosovën, Nenin 7 dhe obligimin për ta formuar Asociacionin. “E para, Marrëveshjet e Brukselit dhe Ohrit janë ligjërisht obliguese. Ka shumë përfitime të rëndësishme për Kosovën, që është dëmtuar rëndë nga status quo-ja. Të gjithë qytetarët e Kosovës duhet ta kuptojnë se: vetëm Serbia përfiton nga status quo-ja. Qytetarët e Kosovës, edhe shqiptarët por edhe serbët, nuk përfitojnë. E dyta, sa i përket obligimeve të Nenit 7 që përmban “vetëmenaxhimin për komunitetin serb në Kosovë”, me pak karakteristika të tilla si mbështetja financiare nga Serbia dhe komunikimi direkt me Qeverinë e Kosovës. Neni 7 kërkon që Kosova të “nis menjëherë negociatat” mbi vetëmenaxhimin, duke përmendur “marrëveshjet e kaluara të dialogut.  Prandaj, protestuesit dhe kritikët në Kosovë duhet t’i pranojnë këto dy pika. Kosova është e obliguar për këtë çështje… dhe Kosova ka shumë për të fituar nga Marrëveshjet e Brukselit dhe Ohrit.”

Kontrolloni gjithashtu

J. Juratoviq: Shembulli më i mirë për Kosovën e Serbinë është ai i dy Gjermanive, të cilat nuk e njohën njëra-tjetrën, por ishin anëtare të OKB-së

Juratoviq kritikon Kurtin dhe Vuçiqin duke i konsideruar partnerë idealë për ngërçin politik,  Kosovë-Serbi

Raportues i Bundestagut për Ballkanin Perëndimor, Josip Juratoviq, është shprehur zhgënjimin e tij me zhvillimet …